Stuhi dhe reshje shiu, Bashkia Shkodër paralajmëron qytetarët

Stuhi dhe reshje shiu, Bashkia Shkodër paralajmëron qytetarët

Bashkia Shkodër përmes një njoftimi ka paralajmëruar qytetarët se në ditët në vijim pritet përkeqësim i motit.

Nga të dhënat meteorologjike parashihen stuhi të forta shiu me erëra dhe mundësi për vërshime të shpejta.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, e martë, 29 gusht e për dy ditët në vijim, pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshjet, veçanërisht zona veriperëndimore, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për të menaxhuar situatat që mund të krijohen dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve për çdo rast nevoje, shërbimet e emergjencave të Bashkisë Shkodër do të jenë në gatishmëri për ndërhyrje.

Njoftohen banorët se për çdo rast emergjence dhe nevoje për ndihmë në çdo kohë mund të telefononi në numrin e Bashkisë +355676878691.

/Motilokal.com