Rrugë të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe pemë të rrëzuara nga moti i ligë në Itali

Rrugë të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe pemë të rrëzuara nga moti i ligë në Itali

Shumë zona të Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga moti i keq, ndërsa sipas meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen nga mbrëmja e së mërkurës.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, shtatëdhjetë turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo, në rajonin verior të Venetos.

Në Trieste, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur, qendra e qytetit është përmbytur. Shumë banorë dhe turistë vrapuan në kafene dhe dyqane për të mos u rrëmbyer nga era.

Në rajonin veriperëndimor të Piemonte dhe më konkretisht në qytetet Asti, Vercelli, Novara dhe Alessandria, pas reshjeve të dendura të njëzet e katër orëve të fundit, zjarrfikësit vazhdojnë të pastrojnë rrugët nga më shumë se dyqind trungjet e pemëve të shkulura nga era e fortë. Në të njëjtën kohë, sot ka rënë borë në zonën e Sestriere, e cila ndodhet në një lartësi prej 2000 metrash dhe temperatura ka rënë në 2 gradë.

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dendura në zonat më të gjera të Romës, Firences, Napolit, si dhe në Kalabri.

/Motilokal.com