Paralajmërohen reshje të mëdha e përmbytje në Shqipëri

Paralajmërohen reshje të mëdha e përmbytje në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme parashihen reshje të dendura shiu, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Sipas këtij njoftimi qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

/Motilokal.com