E tmerrshme: Dëmtohet shtegu i vrapimit në këtë park të Prishtinës

E tmerrshme: Dëmtohet shtegu i vrapimit në këtë park të Prishtinës

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dënuar dëmtimin e shtegut të ri të ecjes dhe vrapimit në Taukbahçe.

Sipas saj ky është dëmtim i qëllimshëm.

Sahatçiqu njoftoi se për këtë rast e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

“Dëmtime të qëllimshme ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahçe.

“Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahçës janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritave të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë”, ka deklaruar Sahatçiu.

“I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund. Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, thuhet në postimin e saj në Facebook.


/Motilokal.com