Ja kur mund ta shihni Hënën e plotë?!

Ja kur mund ta shihni Hënën e plotë?!

Ktheni sytë nga qielli në natën mes 30 dhe 31 gushtit. Mos e humbisni spektaklin e superhënës së kaltër. Do të jetë Hëna e plotë më e madhe e vitit dhe e dyta brenda të njëjtit muaj. Një ngjarje e tillë në traditën anglo-saksone quhet “Hëna e Kaltër”.

Për ta bërë gjithçka më të veçantë, është edhe fakti që dy hënat e plota të gushtit janë të dyja superhëna, sepse ndodhin në distancën më minimale nga Toka. Kjo përfaqëson një fenomen mjaft të rrallë duke pasur parasysh që e fundit ka ndodhur në janar të 2018 ndërsa tjetri do të jetë në janar 2037.

/Motilokal.com