Pesë milion bletë 'arratisen' nga një kamion në Kanada, kaos në rrugë

Pesë milion bletë 'arratisen' nga një kamion në Kanada, kaos në rrugë

Bletari Michael Barber u zgjua të mërkurën nga thirrjet e policisë që kërkonin ndihmë pasi kosheret me pesë milionë bletë ranë nga një kamion në Kanada.

Kosheret e bletëve janë transportuar me kamion, ndërsa ngjarja ka ndodhur pasi rripat që i fiksonin kanë lëshuar rrugë, duke rënë në rrugë. Kur Barber mbërriti në vend, ai pa "një re bletësh që ishin shumë të zemëruara dhe të hutuara".

Drejtuesit që ndodheshin pranë kamionit, si dhe këmbësorët janë paralajmëruar të largohen. Pas skenës në Burlington, Ontario, Barber tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë në jetën e tij dhe se ka 11 vjet që merret me bletari.

"Kjo ishte diçka e veçantë. Shpresoj se nuk do të ndodhë më", tha ai për BBC.

Kosheret u shpërndanë në një rreze prej 400 metrash dhe pas disa orësh shumica e bletëve u kthyen tek ata. Megjithatë, disa qindra insekte nuk mbijetuan dhe disa bletarë që ndihmuan policinë u pickuan. Shoferi i kamionit ka pësuar më shumë se 100 pickime sepse nuk kishte veshur kostum bletarie. Atij iu dha kujdesi mjekësor dhe mjekët thanë se gjendja e tij nuk ishte serioze.

/Motilokal.com