Pilotët regjistrojnë një fenomen të rrallë gjatë uraganit Idalia/ VIDEO

Pilotët regjistrojnë një fenomen të rrallë gjatë uraganit Idalia/ VIDEO

Pilotët amerikanë filmuan një fenomen të rrallë gjatë fluturimit të tyre në Florida, i cili u godit nga uragani Idalia.

Uragani i fuqishëm Idalia goditi Floridan dhe meteorologët konfirmuan se është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Gjatë fluturimit, pilotët amerikanë regjistruan një fenomen të rrallë të quajtur Zjarri i Shën Elmos ose Zjarri i Elmos.


Ata janë pilotë nga baza e Forcave Ajrore Amerikane “MacDill”, të cilët kanë fluturuar gjatë natës.

“Gjatë evakuimit, ekuipazhi regjistroi zjarrin e Shën Elmos, një fenomen i motit që ndodh kur krijohet një plazmë ndriçuese në fushën elektrike atmosferike”, njoftoi baza e lartpërmendur.

/Motilokal.com