Diell apo shi? Njihuni me parashikimin e motit për fundjavë në Gjermani

Diell apo shi? Njihuni me parashikimin e motit për fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira dhe riga shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej 13 deri në 21 °C. E diela pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 20 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 24 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 22 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell, mundësi për riga shiu. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 23 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me re e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 22 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë kryesisht me diell. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 21 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperatura do të lëvizin prej 16 deri në 21 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 14 deri në 25 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 23 °C.

/Motilokal.com