Moti gjatë ditëve të javës parashikohet i ndryshueshëm, me diell, vranësira, rënie të temperaturave dhe reshje shiu.
Të hënën pritet të mbajë mot më i freskët, me vranësira dhe rrebeshe shiu të shoqëruar me erë, gjatë ditës edhe intervale me diell.
Ditën e martë do të mbajë mot më i freskët, me vranësira e intervale me diell dhe erë.
E mërkura parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, mundësi për ndonjë rigë shiu.

/Motilokal.com
