Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Gjatë ditës do të jetë dukshëm më i freskët dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore (dhe mbi 60 km/h).
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me kushte për reshje të dobëta deri në mesatare lokale shiu sidomos në pjesët jugore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor, më e theksuar në pjesët veriore dhe perëndimore.
E mërkura do të jetë me diell e vranësira mesatare, me kushte për reshje të dobëta shiu.

/Motilokal.com
