Pas të nxehtit dhe zjarreve, përmbytet ky vend i Evropës

Pas të nxehtit dhe zjarreve, përmbytet ky vend i Evropës

Moti i ligë me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje dhe vërshime të shpejta në disa pjesë të Greqisë.

Në Skiathos situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në veturat e tyre.

Zjarrfikësit janë thirrur për nxjerrjen e dy drejtuesve të mjeteve, në orën 8 të mëngjesit, të cilët kanë vendosur të lëvizin ndërsa rrugët ishin të përmbytura.

Përmbytjet janë intensive nga Tzaneria deri në Koukounaries, ndërkohë që ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

/Motilokal.com