Kaq të vdekur nga përmbytjet ekstreme në Spanjë

Kaq të vdekur nga përmbytjet ekstreme në Spanjë

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe tre janë të zhdukur pasi Spanja është në mëshirën e reshjeve rekord që kanë shkaktuar përmbytje në zemër të vendit, duke mbyllur rrugët, linja e metrosë dhe hekurudhore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Helikopterët u dërguan për të shpëtuar njerëzit që ishin strehuar në çatitë e shtëpive të tyre në rajonin e Toledos rreth 50 km në jugperëndim të Madridit, sipas shërbimeve të emergjencës.

Reshjet e shiut i kanë kthyer rrugët në lumenj në rajonet e Madridit, Castilla-La Mancha, Katalonjës dhe Valencias. Madje në shumë zona ra breshër.

Një djalë 10-vjeçar u shpëtua pas 8 orësh, që kishte qëndruar në një pemë për t’i shpëtuar përmbytjeve.

/Motilokal.com