Meta dhe LG po përgatisin një kufje VR për vitin 2025

Meta dhe LG po përgatisin një kufje VR për vitin 2025

Fati i Meta Quest Pro 2 është i pasigurt edhe nëse nuk është anuluar siç sugjerojnë disa raporte, kjo kufje nuk mund të konkurrojë me kufjet Vision Pro të Apple. Prandaj, kompania Meta ka bashkuar tashmë forcat me LG në projektin e një kufje të re superiore.

Meta ka arritur një marrëveshje me kompaninë LG Display për mikroekranët OLED, megjithatë ky bashkëpunim është zgjeruar duke përfshirë pjesë nga kompanitë simotra, bateri nga LG Energy dhe komponentë të tjerë të prodhuar nga LG Innotek.

Kufjet e reja do të mbërrijnë në treg në vitin 2025 dhe do të shiten me një çmim rreth 2000 dollarë. Quest Pro fillimisht kishte një çmim prej 1,500 dollarë, por më vonë u reduktua në 1,000 dollarë. Të dy çmimet janë shumë më poshtë se çmimi i kufjeve Apple Vision Pro, i cili do të kushtojë 3,500 dollarë, kështu që nuk janë saktësisht konkurrentë të drejtpërdrejtë.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion se çfarë përmirësimesh do të sjellë Meta Quest Pro 2, apo si do të quhet. Mikroekranet OLED do të ofrojnë një rezolucion më të lartë krahasuar me 1,800 x 1,920 piksele për sy që ka Quest Pro, e cila arrin në një total prej 7 milion piksele. Kufjet e Apple kanë një total prej 23 milionë piksele.

Meta Quest 3 do të arrijë këtë vjeshtë me një çmim prej 500 dollarë, por kompania po punon gjithashtu për një kufje më të përballueshme që do të shfaqet në treg në vitin 2024 dhe do të kushtojë më pak se 200 dollarë. Çmimi i modelit Quest 2 në dalje është 300 dollarë.

/Motilokal.com