Përmbytje vdekjeprurëse në Turqi

Përmbytje vdekjeprurëse në Turqi

Stuhi të ashpra shiu kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë, duke shkaktuar përmbytje që shkaktuan të paktën 14 të vdekur. Në Stamboll, shirat e dendur përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar 7 viktima, sipas një deklarate të guvernatorit.

Pamjet të publikuara në rrjetet sociale nga “zemra” e Stambollit tregon situatën e vështirë me të cilën po përballen qytetarët. Me shume se 1750 shtëpi dhe biznese u pushtuan nga uji.

Rreth një duzinë njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën. Lumenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë dhe ura, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë.

/Motilokal.com