Lumenjtë e Kosovës janë shndërruar në deponi mbeturinash. Siç thotë një fjalë popullore “veç babë e nanë që nuk mundesh me i gjet”. Shtretër, karrige, mbeturina inerte, plastika, kafka gjedhesh, kafshë të ngordhura dhe shumë çka gjenden në shtretërit dhe lumenjtë e Kosovës.
Faktori apo ndotësi më i madh i tyre mbetet padyshim njeriu armiku i vetvetes.
Fotografitë që ju sjellim janë të realizuara nga prof. dr. Halil Ibrahimi, i cili është profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës.
Nga këto pamje si duket askush nga organet kompetente nuk ka marrë mundin që ta pastrojë ose së paku t’i gjobis banorët e papërgjegjshëm.
/Motilokal.com
