iPhone 15 Pro dhe Pro Max të prodhuara me materiale prej titani dhe procesor më të fuqishëm

iPhone 15 Pro dhe Pro Max të prodhuara me materiale prej titani dhe procesor më të fuqishëm

Në ngjarjen Wonderlust, Tim Cook tha se iPhone 15 Pro dhe Pro Max janë më të mirët që kanë krijuar ndonjëherë. Trupi i telefonit është i ndërtuar nga materiali prej titani i gradës 5, i cili është më i fuqishëm dhe më i fundit.

Korniza e ekranit është tkurrur edhe pse ky i fundit mbetet në të njëjtën madhësi por humb pak gjerësi. Ekrani mbulohet nga një xham më i fuqishëm prej qeramike.

Porta Lightning është zhdukur përgjithnjë dhe modelet Pro tashmë kanë portën USB-C e cila ofron shpejtësi transferimi të nivelit USB3. Ishulli Dinamik rikthehet i cili është i disponueshëm për mbarë linjën tashmë.

Nuk ka mbështetje për Thunderbolt këtë herë megjithatë USB-C mundëson shpejtësi transferimi deri në 10Gbps, edhe pse duhet të blini një kabëll për këtë.


Kompania thotë se xhami i pasmë mund të riparohet më lehtësisht. Një buton i ri Aksioni zëvendëson butonin e heshtjes (mute) që ka qenë prezent që nga gjenerata e parë e iPhone. Ky buton mund të programohet sipas preferencës siç është përdorimi i tij për të shkrepur foto.

iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max fuqizohen nga çipi i ri A17 Pro i cili përmban gjashtë bërthama procesorike, ku dy janë performance dhe 4 efikasiteti. Ndërtuar mbi arkitekturën 3-nanometër, bërthamat e tij janë 10 për qind më të shpejta.

A17 Pro ka 6 bërthama të reja grafike që Apple tha se janë ridizajnuar plotësisht dhe mundësojnë 20 për qind më shumë performancë. Kompania shkoi deri atje sa të demonstronte një lojë me ray-tracing, diçka e mundur deri më sot vetëm tek desktopët.

Kamera përdor të njëjtën teknologji të kombinimit të pikselëve në sensorin 48-megapisekel i cili prodhon imazhe 24-megapiksel. Apple tha se krahas ProRAW, sensori mund të realizojë foto HEIF.

Dy sensorët e tjerë 12-megapiksel secili telefoto dhe ultra wide janë përmirësuar në ambiente me dritë të pakët. Një sensor i ri 3D mund të prodhojë imazhe tre dimensional.

Një opsion i ri macro mund të realizojë foto me gjerësi fokale 13mm, 24mm, 28mm, 35mm, 48mm dhe 120mm. Videot 4K mund të prodhohen me 60fps.

Ndërkaq, modeli iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus i Apple vazhdojnë të kenë një shasi të bërë nga alumini, kështu që nuk ka pasur ndonjë ndryshim të dukshëm në peshë me ato pajisje në krahasim me gjeneratën e mëparshme.

Jo vetëm që tani modelet Pro janë më të lehtë, materiali i titanit është gjithashtu më pak i prirur ndaj gjurmëve të gishtërinjve dhe është më i qëndrueshëm.

/Motilokal.com