'Është si fundi i botës', arrin në 5300 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libi

'Është si fundi i botës', arrin në 5300 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libi

Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi ka shkuar në 5300 të vdekur deri më tani, sipas një zyrtari të administratës lindore.

Hichem Abu Chkiouat, ministër i aviacionit civil, thotë se numri i vdekjeve pritet të rritet dhe madje mund të dyfishohet.

Ai tregoi se deti vazhdimisht nxjerr dhjetëra trupa, duke shtuar se rindërtimi i qytetit kushton miliarda dollarë.

Gazetari libian, Johr Ali, i cili aktualisht në Stamboll rrëfeu për BBC se: Të gjithë thonë se është si fundi i botës. Britma të fëmijëve, trupa të vdekur nëpër rrugë.”

Ai tha se kishte komunikuar me një familje, e vetmja e mbijetuar në lagjen e tyre.

“Ata përshkruan situatën pas përmbytjeve, duke thënë se një grua ishte e varur në dritat e rrugës, sepse ishte marrë nga rryma e ujit. Ajo vdiq atje, kjo familje ishte dëshmitare okulare, panë nipin e tyre të vdekur në rrugë”.

Të paktën 34,000 njerëz në zonat e goditura nga përmbytjet e Libisë janë larguar nga shtëpitë e tyre, sipas agjencisë së OKB-së, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Qyteti port i Derna, ku stuhia Daniel shkaktoi plasjen e dy digave, është goditur më shumë, me 30,000 banorë të zhvendosur aktualisht.

Organizata tha se ata kishin nevojë për strehim dhe se marrja e ndihmës për familjet e prekura ishte sfiduese pasi shumica e rrugëve në rajon janë të përmbytura ose të shkatërruara.

/Motilokal.com