Ja sa biçikleta u prodhuan në Bashkimin Evropian vitin e kaluar

Ja sa biçikleta u prodhuan në Bashkimin Evropian vitin e kaluar

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar prodhuan rreth 14.7 milionë biçikleta.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), publikoi të dhënat lidhur me prodhimin e biçikletave për vitin 2022 të vendeve të BE-së, transmeton Anadolu.

Sipas kësaj, prodhimi i biçikletave në vendet e BE-së vitin e kaluar u rrit me 10 për qind në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 14.7 milionë. Ndërsa prodhimi i biçikletave për periudhën 2012-2022 u rrit me 29 për qind.

Në mesin e vendeve të BE-së, vitin e kaluar më shumë biçikleta prodhoi Portugalia, gjithsej 2.7 milionë. Në prodhimin e biçikletave Portugalia pasohet nga Rumania me 2.6 milionë, Italia me 2.5 milionë, Gjermania me 1.7 milionë dhe Polonia me 1 milion.

/Anadolu/Motilokal.com