Po bëni plane për fundjavë? Ky është parashikimi i motit në Gjermani

Po bëni plane për fundjavë? Ky është parashikimi i motit në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira me reshje lokale shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej 14 deri në 24 °C. E diela parashihet pjesërisht me re e diell. Temperatura pritet të luhaten nga 15 deri në 25 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 23 °C. E diela pritet të jetë me diell dhe vranësira. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 25 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperatura do të luhaten nga 15 deri në 25 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me re. Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 26 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 13 deri në 23 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperatura do të lëvizin prej 18 deri në 25 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej 15 deri në 25 °C. E diela parashihet me diell dhe vranësira e reshje të lehta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 25 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me vranësira e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 14 deri në 25 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe re. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 26 °C.

/Motilokal.com