Ky është parashikimi i motit për këtë javë në Kosovë

Ky është parashikimi i motit për këtë javë në Kosovë

Java në Kosovë nis me mot të ngrohtë dhe me diell. Të martën dhe mërkurën priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave.

Të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima.

E mërkura parashikohet të jetë me vranësira e intervale me diell, orëve të pasdites parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com