
Shirat e dendur dhe stuhitë kanë përfshirë shumë rajone të Francës, veçanërisht në juglindje dhe veri.
Administrata Meteorologjike në deklaratën e saj njoftoi se në 85 nga 96 qarqet që përbëjnë vendin është shpallur gjendje alarmi për shkak të stuhive të forta dhe reshjeve.
Ndërkohë që në shumë rajone është lëshuar paralajmërimi për "përmbytje", stuhitë e forta dhe reshjet vazhdojnë në rajonet Drome, Ardeche dhe Sarras në juglindje të vendit.
Rrufeja godet shpesh në zonat ku ka reshje shiu. Tornadoja në rajonin Mayenne, pas stuhisë ka shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë që shumë automjete u përfshinë nga përmbytja në qytetin verior të Lunasit, gjithashtu u dëmtuan shumë shtëpi.
Përmbytja, e cila ndodhi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në rajonin Herault të shtunën, më 16 shtator, shkaktoi ndërprerjen e transportit hekurudhor dhe tokësor.
/Anadolu/Motilokal.com