'Tërbohet' deti, dallgë deri në 9 metra në këtë vend të botës/ VIDEO

'Tërbohet' deti, dallgë deri në 9 metra në këtë vend të botës/ VIDEO

Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e dallgëve të forta në një zonë bregdetare në Afrikën e Jugut. Bëhet e ditur se dallgët që arritën një lartësi deri në 9.5 metra u shkaktuan nga fenomeni “batica e pranverës”.

Në rrjetet sociale janë publikuar momentet kur dallgët godasin zonat bregdetare të Afrikës së Jugut dhe janë befasuese.

Në njërën prej videove dallgët thuajse “zhdukën” një restorant plazhi ndërsa në një pamje tjetër dallohen duke “pushtuar” me vrull një qytet plazhi.

Mes viktimave është një grua 93-vjeçare e cila u plagos kur u përfshi nga një dallgë që përfshiu një parking në bregun lindor të vendit.

Ujërat fshinë rrjetin hekurudhor, rrugët, ndërtesat duke marrë me vete veturat.

/Motilokal.com