Stuhia Daniel: Efekti në temperaturën e sipërfaqes së detit

Stuhia Daniel: Efekti në temperaturën e sipërfaqes së detit

Stuhia më shkatërruese dhe më vdekjeprurëse në Mesdhe prej shumë vitesh, stuhia Daniel, e cila goditi me ashpërsi të veçantë Mesdheun lindor, vazhdon të preokupojë rajonet dhe vendet që ka prekur. Më shumë se 11,000 të vdekur në Libi, ndërsa zona shumë të mëdha mbeten të përmbytura në fushën e Thesalisë në Greqi.

Stuhia Daniel, jashtë tokës duket se ka ndikuar në temperaturën e sipërfaqes së detit në rajonin lindor të Mesdheut.

Më konkretisht, duke krahasuar vlerat e temperaturës të sipërfaqes së detit para (03.09.2023) dhe pas (15.09.2023) motit të ligë Daniel, vërehet një rënie e temperaturës prej 3 deri në 4 °C në Egje, Jon, Detin Libian si dhe në Gjirin e Sirtes.

Pompimi dhe vërshimi i ujërave të shkaktuara nga niveli i ulët barometrik Daniel (duke fituar shkurtimisht karakteristika tropikale) uli temperaturën e sipërfaqes së detit në Mesdheun lindor. Përkundrazi, në Mesdheun perëndimor u vu re një rritje e temperaturës prej 2 deri në 4 °C.

/Motilokal.com