Të shtunën edhe zyrtarisht do të hymë në stinën e vjeshtës, ku deri me tani po mban mot i nxehtë.
Kjo situatë do të vazhdojë si pasojë e ndikimit të Anticiklonit Afrikan, i cili ka sjellë me vete jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës ishin relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.
Ndërsa nga pasditja e ditës së shtunë dhe të dielën pritet depërtimi i një cikloni mesdhetar që do të sjellë zhvillime të stuhive në disa pjesë të Evropës që më pas do të zhvendosen në disa pjesë të Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Stuhitë parashihet të përfshinë disa rajone të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Motilokal do ju mbajë vazhdimisht të informuar me situatën meteorologjike.
/Motilokal.com