Moti në vendin tonë - fillimi i javës pritet të jetë i nxehtë

Moti në vendin tonë - fillimi i javës pritet të jetë i nxehtë

Vala e dytë e të nxehtit që ka goditur Europën,  do t’i afrohet edhe vendit tonë ku temperaturat, do të jenë me rritje në zonën e ulet dhe atë bregdetare.

Në qytetet e ndryshme si Tirana, Elbasani, Berati dhe  Gjirokastra, temperaturat mesatare do të vijojnë në vlerat nga 26 °C në mëngjes deri në 32 °C në mesditë.

Ndërsa zonat bregdetare si, Durrësi dhe Vlora temperaturat do të jenë më të freskëta se në zonat e ulëta, duke hasur vlerat rreth 25 °C në mëngjes dhe duke arritur më pas, në 30 °C në mesditë.

Ndërsa, në zonat malore me lartësitë mbi 800 metra në nivelin e detit, Peshkopia dhe vende të ndryshme turistike si Thethi, Vermoshi, Shala dhe zona e Korçës, nuk do të mungojnë vranësira kalimtare.

Temperaturat për ditën e sotme parashihen të lëvizin prej 25 deri në 30 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim veriperëndim.

Ndërsa të martën moti do të jetë pjesërisht me re, temperaturat do të sillen nga 23 deri në 31°C. Ngjashëm pritet të jetë edhe e mërkura, ku temperaturat do të arrijnë deri në 31 °C. /Motilokal.com