Reshje shiu e breshri në Pogradec

Reshje shiu e breshri në Pogradec

Kanë mjaftuar pak minuta më reshje të dendura breshri që Pogradeci të mbulohej i tëri me bardhësi aq sa të ngjante në një ditë dimri me reshje dëbore. Trashësia e breshrit ka shkuar deri në 2-3 cm.

Reshje të dendura breshëri ka pasur dhe në qytetin e Korçës si dhe fshatra të juglindjes së vendit, kryesisht të fushës.

Specialistët e njësive administrative por dhe specialistë të bujqësisë janë në terren për të parë nëse breshëri ka shkaktuar dëme kryesisht në frutikulturë si dhe bimë e vona prashitëse.

Deri tani nuk janë raportuar dëme por pritet një raport përfundimtar i specialistëve të fushës.

Krahas reshjeve të breshrit ka patur reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim në dy qytetet kryesore të juglindjes Korçë – Pogradec.

/Motilokal.com