Vendosen stacione ushqimi për qentë endacakë

Vendosen stacione ushqimi për qentë endacakë

Pylli i Arinjve (BEAR SANCTUARY Prishtina) që gjendet në liqenin e Badovcit, ka vendosur 4 stacione ushqimi për qentë endacakë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Po ashtu BEAR SANCTUARY Prishtina ka ftuar të gjithë të interesuarit për mbështetjen e kësaj nisme.

Postimi i plotë:

Të dashtun miq,

Sot disa nga kolegët tanë u angazhuan vullnetarisht për të krijuar 4 stacione ushqimi për qentë endacak. Stacionet u vendosën skaj rrugës magjistrale Prishtinë - Gjilan (tek Liqeni i Badovcit).

Ne do të kujdesemi sipas mundësive tona do ti mbushim këto stacione me ushqim në vazhdimësi.

FTESË:

Të gjithë ju që jeni të interesuar për ta mbështetur këtë nismë me ushqim apo materiale të tjera, mos hezitoni të na kontaktoni.


/Motilokal.com