Pse duhet të hani sa më shumë shegë?

Pse duhet të hani sa më shumë shegë?

Shega është një frutë që njihet si simbol i shëndetit dhe jetës së përjetshme. Për këtë arsye duhet ta konsumoni sa më shumë.

Një shegë plotëson deri në 16 për qind të nevojave ditore të trupit për vitaminë C. Nutricionistët rekomandojnë ta hani atë me stomakun bosh. Nëse vuani nga dhimbje kyçesh, konsumoni shegë sepse përmban flavonole që reduktojnë ënjtjet.

Përveç kësaj, shega përmban edhe antioksidantin punicalagin, i cili ka aftësinë të mbrojë zemrën dhe sistemin e gjakut. Nëse e konsumoni rregullisht, do të ulni presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Një gotë me lëng shege në ditë do të ruajë shëndetin e prostatës dhe do të zvogëlojë mundësinë e mosfunksionimit erektil. Gjithashtu shkatërron bakteret në trup si Escherichia coli dhe stafilokokun.

Nëse jeni nën stres, shega do të nxisë prodhimin e serotoninës, e njohur më mirë si hormoni i lumturisë dhe do të filloni të ndiheni shumë më mirë, pra me një humor më të mirë, në një kohë të shkurtër.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se shega është efektive në parandalimin e kancerit të mushkërive, gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe lëkurës.

/Motilokal.com