Po bëni plane për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Shqipëri

Po bëni plane për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri të premten do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore. Gjatë kësaj dite moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në relievet malore në lindje reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

E shtuna parashihet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Dita e fundit e javës e diela kryesisht me diell dhe vranësira.

/Motitlokal.com