Po bëni plane për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Maqedoni

Po bëni plane për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell e vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite në pjesët jugperëndimore do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje lokale shiu dhe me stuhi të rralla.

Dita e shtunë do të jetë me diell e vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu.

E diela pritet të mbajë pjesërisht me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

/Motilokal.com