A duhet ta shpëlani orizin para gatimit? Ja çfarë thotë hulumtimi

A duhet ta shpëlani orizin para gatimit? Ja çfarë thotë hulumtimi

Orizi është një nga ushqimet më të njohura në botë. Edhe pse e ka origjinën nga Azia, është pjesë e shumë kuzhinave tradicionale në mbarë botën. Megjithatë, përgatitja e tij nuk është gjithmonë e suksesshme, ndaj shpeshherë pyetet nëse duhet larë para gatimit apo jo?

Gjegjësisht, ekspertët e kuzhinës deklarojnë se larja e orizit para gatimit zvogëlon sasinë e niseshtesë dhe se kjo më së miri shihet kur derdhni ujin e turbullt. Prandaj, sipas tyre, nëse receta juaj kërkon një kokërr të veçantë, atëherë është e nevojshme të lani orizin.

Nga ana tjetër, larja e orizit mund të jetë një zakon, por edhe mendimi se ai përmban substanca të ndryshme të dëmshme që duhen hequr me larje.

Megjithatë, një studim i fundit i publikuar nga ScienceDirect zbuloi se procesi i larjes nuk kishte asnjë efekt në ngjitjen ose ngurtësinë e orizit.

Ata përdorën tre lloje të ndryshme të orizit në këtë hulumtim, përkatësisht orizin ngjitës, kokërr të mesëm dhe jasemini. Ata përgatitën tre versione të këtyre llojeve të orizit. Në versionin e parë ato nuk laheshin fare, në versionin e dytë laheshin me ujë tre herë, dhe në versionin e tretë laheshin me ujë deri në 10 herë.

Në fund, studiuesit treguan se ngjitja nuk është për shkak të niseshtesë sipërfaqësore, amilozës, por një niseshteje tjetër të quajtur amilopektinë që lahet nga kokrrat e orizit gjatë procesit të gatimit. Sasia e amilopektinës ndryshonte midis llojeve të kokrrave të orizit.

Kjo do të thotë se çelësi i ngjitjes është lloji, jo shpëlarja me ujë. Megjithatë, ata thonë se mund t'ju duhet të lani orizin për arsye të tjera, që është për të larguar pluhurin, insektet e mundshme, lëvozhgat e orizit dhe të ngjashme.

Gjithashtu, ata deklarojnë se me përdorimin e madh të plastikës në industrinë ushqimore, është e mundur që ajo të gjendet edhe në oriz, kështu që hulumtimet kanë treguar se procesi i larjes lan deri në 20 për qind të plastikës nga orizi i papërpunuar.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se orizi përmban një nivel mjaft të lartë arseniku, kështu që larja e orizit është treguar se heq rreth 90 për qind të të ashtuquajturit arseniku të bio-aksesueshëm, por gjithashtu largon një sasi të madhe të ushqyesve të tjerë të rëndësishëm për shëndetin tonë, duke përfshirë bakrin, hekurin dhe zinkun.

/Motilokal.com