Australia ndalon shpërthimet nënujore: Janë vdekjeprurëse për balenat

Australia ndalon shpërthimet nënujore: Janë vdekjeprurëse për balenat

Aktivistët mjedisorë kanë festuar si fitore pezullimin e shpërthimeve nënujore në Australinë Perëndimore që mund të dëmtojnë dëgjimin, shurdhojnë dhe vrasin balenat migratore.

Gjykata Federale e Australisë ka shfuqizuar koncesionin e dhënë kompanisë së naftës dhe gazit Woodside Energy për të kryer shpërthime nënujore për të identifikuar rezerva të mëdha gazi në Scarboroug.

Gjykata konstatoi se Nopsema, rregullatori australian i naftës dhe gazit në det të hapur, nuk kishte autoritetin për të pranuar planin e ndikimit mjedisor të paraqitur nga Woodside Energy sepse jo të gjitha palët e përfshira ishin konsultuar paraprakisht.

Në veçanti, ajo pranoi kërkesën për një urdhër për ndalimin e shpërthimeve të paraqitur nga Raelene Cooper, një grua nga komunitetet aborigjene të Murujuga.

Woodside Energy, e cila planifikon të nxjerrë miliona tonë gaz nga impianti i Scarborough, rreth 375 kilometra larg Bregut Perëndimor, kryesisht për eksport në Azi, tha se do të punojë me Nopsema për të marrë një miratim dhe leje të re për projektin.

/Motilokal.com