Moti për katër ditët e ardhshme në Kosovë

Moti për katër ditët e ardhshme në Kosovë

Vala e dytë e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin europian, pritet të prek edhe rajonin, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Temperaturat për ditën e sotme në Kosovë, do të lëvizin prej 20 deri në 29 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtimi veri-verilindje.

Moti për ditën e marte do të jetë i  nxehtë, pjesërisht me re, me intervale më të gjata me diell. Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 27 °C.

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë do të mbaj mot pjesërisht me re. Pasditja mund të ketë edhe riga lokale shiu. Era do të fryjë 5 m/s në drejtim veri-verilindje. Temperaturat do të lëvizin prej 20 deri në 25 °C. E enjtja do të jetë kryesisht e kthjellët, temperaturat pritet të arrijnë deri në 28 °C. /Motilokal.com/