Po bëni plane për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Gjermani

Po bëni plane për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira me reshje shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re, diell dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 12 deri në 19 °C. E diela parashihet me pjesërisht me vranësira, intervale me diell dhe riga shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 17 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu e diell Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. E diela pritet të jetë kryesisht me diell. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 21 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperatura do të luhaten nga 11 deri në 19 °C. E diela parashihet të jetë kthjellët e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 10 deri në 21 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 19 °C. Dita e diel do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura do të lëvizin prej 12 deri në 15 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e diell. Temperaturat do të lëvizin prej 11 deri në 18 °C. E diela parashihet me diell dhe vranësira. Temperatura pritet të luhaten nga 12 deri në 21 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me vranësira dhe diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 14 deri në 19 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 21 °C.

/Motilokal.com