Moti në Maqedoninë e Veriut me diell dhe shumë i nxehtë

Moti në Maqedoninë e Veriut me diell dhe shumë i nxehtë

Sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura për ditën e sotme do të jenë prej 28 deri në 35 °C.  

Të martën temperaturat parashihen të lëvizin prej 25 deri në 32 °C. Era do të fryjë 5 m/s në drejtim të veriut.

Ndërsa të mërkurën moti do të jetë pjesërisht me re, ku temperaturat pritet të sillen ndërmjet 24 dhe 30 °C. Më pas në ditët në vijim moti sërish do të jetë stabil dhe shumë i ngrohtë. /Motilokal.com/