Kosova nënshkruan marrëveshje milionëshe, ja ku do të investohen

Kosova nënshkruan marrëveshje milionëshe, ja ku do të investohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë javë Kosova i ka nënshkruar 3 marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), Qeverinë e Zvicrës dhe me Bankën Botërore.

“Këto marrëveshje përfshijnë 61 milionë euro për një park të energjisë diellore, 9 milionë euro për të rritur efikasitetin e ujësjellësit dhe 9 milionë euro për riparimet e ujitjes për të mbështetur fermerët”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas Kurtit, “79 milionë euro janë ndarë për zhvillimin e Kosovës”.

KfW është një nga bankat kryesore të zhvillimit në botë. Që nga viti 1948, ajo ka punuar në emër të qeverive federale dhe shtetërore për të përmirësuar kushtet ekonomike, sociale dhe ekologjike të jetesës në mbarë botën.

/Motilokal.com