Ujësjellësi ‘Prishtina’ njofton për nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Ujësjellësi ‘Prishtina’ njofton për nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.83 metra mbi nivelin e detit, ose -2.17 m nën kapërderdhje.

Ndërsa në liqeni i Badovcit është 648 metra mbi nivelin e detit ose -1.85 m nën kapërderdhje.

Ujësjellësi “Prishtina” apelon për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve të ujit.

/Motilokal.com