Reshje shiu dhe kthjellime, mësoni parashikimin e motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Reshje shiu dhe kthjellime, mësoni parashikimin e motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Përgjatë ditës së sotme do të ketë reshje të lehta shiu. Kjo situatë, do të shoqërohet me erë juglindje-veriperëndim, e cila përgjatë vijës bregdetare do të marrë forcë hera herës, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4 ballë.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri do të mbajë me reshje të lehta shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.

E enjtja do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 7 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të lindje-juglindjes./Motilokal.com