Stuhia e borës godet bregdetin e Turqisë

Stuhia e borës godet bregdetin e Turqisë

Turqia është përfshirë nga një mot i ligë prej më shumë se dy ditë. Temperaturat kanë rënë deri në -20 °C, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Në pjesë verilindore të Turqisë liqenet pothuajse janë ngrirë. Sipas njoftimeve zonat më të prekura janë Sivasi dhe Hopa.

Pamjet tregojnë një stuhi dëbore që vjent nga Deti i Zi dhe më pas godet qytetin Hopa të Turqisë.

Videoja është xhiruar nga një banor, Sefa Yasar, i cili tha: "Ishte pak e frikshme, por në të njëjtën kohë ishte një çudi natyrore"./Motilokal.com