Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë mbizotëruar 3 ditët e fundit (20-22.10.2023) në Evropën Lindore dhe kryesisht në Ballkan.
Një valë e nxehtë josezonale po prek Ballkanin me temperatura që arrijnë dhe kalojnë 32-33°C. Devijimi i temperaturës madje kaloi 13-15°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020.
Dhjetëra temperatura rekord mujore u vendosën në të gjithë Ballkanin. Në Moldavi u regjistrua një temperaturë maksimale prej 34.3°C, vlerë kjo që është temperatura më e lartë e regjistruar për muajin tetor.
Përveç temperaturave shumë të larta maksimale në mesditë, temperaturat e larta kanë mbetur edhe gjatë natës, ku në shumë zona temperatura nuk ka arritur të bjerë nën 25-26°C, duke kujtuar një natë tropikale vere.
/Motilokal.com
