Moti për ditën e mërkurë: Çfarë parashihet të mbajë në Maqedoni?

Moti për ditën e mërkurë: Çfarë parashihet të mbajë në Maqedoni?

Moti të mërkurën në Maqedoni parashihet pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore.

Të mërkurën termometri pritet të shënojë temperatura prej 15 deri në 22 °C.

/Motilokal.com