Me erëra mbi 100 kilometra në orë, cikloni Bernard goditi provincën Huelva në Andaluzi të Spanjës, pas kaosit që shkaktoi 24 orët e mëparshme në Marok. Fatkeqësisht, një person vdiq pasi automjeti i tij u përmbys për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën Arroyo Sequillo, sipas informacioneve të televizionit publik spanjoll TVE.
Gjatë kësaj stuhi pati me dhjetëra raportime për rënie të shumta të pemëve si dhe dëmtime të konsiderueshme në çatitë e disa shtëpive, si dhe probleme të theksuara me qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu, raportohet për ndërprerje të shumta të energjisë në Huelva, ndërsa nuk janë të pakta fenomenet e përmbytjeve të regjistruara në pjesë të ndryshme të rrjetit rrugor.
Stuhia që filloi në pjesët perëndimore të Oqeanit Atlantik, duke lëvizur mbi ujërat e ngrohta të oqeanit fitoi gradualisht karakteristika tropikale, duke prekur fillimisht Marokun dhe më pas zonat e Spanjës, ndër të cilat ishin Sevilja, Kordoba, Granada dhe Haen.
/Motilokal.com
