Vala e të nxehtit në Europë: Britania e Madhe mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave

Vala e të nxehtit në Europë: Britania e Madhe mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave

Një tjetër valë e të nxehtit pritet ta godet pjesën e Europës qendrore dhe veriore këtë javë, duke sjellë temperatura rekord pas të nxehtit të muajit qershor.

Zyra për parashikimin e motit në Britaninë e Madhe tha se rekordi i temperaturave në vend mund të thyhet deri të enjten, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 38.5 °C të regjistruar në Kent në gusht të vitit 2003.

Meteorologu Paul Gundersen, tha se ngritja e temperaturave është e ngjashme me valën e të nxehtit të muajit qershor, e cila kishte ardhur nga shkretëtira e Saharës që kishte goditur një pjesë të kontinentit.

Ai shtoi: "Temperaturat e larta gjatë ditës dhe natës do të jenë të ngrohta dhe mund të thyejnë rekord".

Këtë herë, ajri i nxehtë po lëviz në veri nga gadishulli iberik.

Në Portugali, më shumë se 1000 zjarrfikës po luftojnë për të shuar zjarret në rajonin Castelo Branco.

Autoritetet thanë se 90% e zjarrit në rajon ishin nën kontroll, por vazhdimi i temperaturat të larta ka rënduar edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

Koperniku, shërbimi për menaxhimin e emergjencave të Komisionit Europian, publikoi një hartë që përshkruan rreziqet aktuale të zjarrit në të gjithë Europën, një pjesë të Spanjës, Portugalisë dhe Italisë duke rritur alarmin për zjarre masive.

Belgjika, Gjermania dhe Zvicra gjithashtu pritet të ndjejnë efektet e valës së fundit të të nxehtit, edhe vendet skandinave pritet të përfshihen nga vala e të nxehtit. /Motilokal.com/