Kapadokia nën dëborë: Një përrallë dimërore

Kapadokia nën dëborë: Një përrallë dimërore

Dimri është koha ideale kur ju mund të vizitoni Kapadokian. Do të mahniteni me pamjen përrallore të balonave dhe shkëmbinjtë të mbuluar nga dëbora.

Kapadokia është një prej zonave turistike më të rëndësishme të Turqisë.

Të pozicionuara në Anadollin Qendror, Goreme, Urgup, Uçhisar, Avanos, Derinkuyu, Kaymakli, Ihlara dhe rrethinat e tyre janë vetëm disa nga lokalitetet turistike unike në Kapadokia.

Themelet e Kapadokias, ku bukuritë natyrore janë të ndërthurura mrekullueshëm me historinë, janë hedhur nga lavat mijëra vite më parë, kur malet e Anadollit Qendror ishin ende vullkane aktive.

Lavat kanë formuar në këtë zonë një shtresë shtufi, diku më të fortë dhe tjetërkund lehtësisht të thërrmueshme.

Shirat, vërshimet, erërat dhe fenomenet e tjera natyrore kanë vepruar për mijëra vite mbi këtë shtresë shtufi duke i gërryer këta shkëmbinj dhe nxjerrë në pah mrekulli natyrore, të cilat më pas janë quajtur “oxhaqet e zanave”./Motilokal.com

News

News

Lajme

Lajme

News

Lajme

Lajme

Lajme

Lajme

Lajme

Lajme