Rrugët në Durrës vërshohen nga uji si pasojë e reshjeve të shiu

Rrugët në Durrës vërshohen nga uji si pasojë e reshjeve të shiu

Ashtu siç kemi paralajmëruar territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut pasditen e sotme, duke bërë që qyteti bregdetar i Durrësit të pushtohet nga uji.

Si çdo herë që bie shi, ky qytet mbulohet nga uji për shkak të ndërtimeve pa kriter. Bashkia nuk ka marrë asnjë masë që të reduktojë sipërfaqen e mbuluar nga uji pasi dhe kanalizimit janë lënë prej kohësh pa pastruar.

Ndër akset kryesore të bllokuara janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

/Motilokal.com