Zbulohet bima endemike e rrallë në Alpet Shqiptare

Zbulohet bima endemike e rrallë në Alpet Shqiptare

Një bimë e rrallë është zbuluar në Alpet Shqiptare dhe ka marrë certifikim ndërkombëtar. Bima e quajtur Epimeda është një nënlloj i ri endemikë i Alpeve Shqiptare, me konkretisht e zbuluar në qarkun e Kukësit nga një grupi botanistësh.

Ky hulumtim shkencor është kryer nga tre botanistë Lulëzim Shuka profesor në Departamentin e Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, profesorë, Kit Tan nga Instituti i Biologjisë Universiteti i Kopenhagënit Danimarkë dhe biologu Besnik Hallaçi nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës.

“Qarku i Kukësit për vetë pozitën gjeografike që ka, ka një pasuri të madhe të biodiversitetit në përgjithësi dhe bimë të veçanta. Gjatë punës hulumtuese nga grupe botanikësh por dhe na grupi ynë është bërë i mundur identifikimi i një lloji të ri endemik të florës”, tha Besnik Hallaçi, biolog, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës.

Specialisti i florës tregon se qarku i Kukësit është unik sa i përket brezave të rralla endemike të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.

Sipas biologut Besnik Hallaçi, në masivet pyjore të tij janë të pranishme 16 lloje bimësh endemike, nga 33 të evidentuara në shkallë vendi.

Më tej biologu Hallaçi theksoi se treva e qarkut të Kukësit gjithnjë paraqet surpriza. Gjatë këtyre 10 ditëve të fundit janë identifikuar dhe 15 lloje të tjera të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në florën e Shqipërisë.

Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.

Në Gadishullin ballkanik janë të njohura deri tani 2 specie, Epimedium Alpinum subsp alpinum dhe Epimedium pubigerum, ndërsa në Shqipëri njihej vetëm një lloj Epimedium alpinum. Tani shtohet edhe një nënlloj i ri endemik./Motilokal.com