Akrepat kthehen një orë pas, ja kur ndryshon ora

Akrepat kthehen një orë pas, ja kur ndryshon ora

Ora dimërore rikthehet të dielën më 29 tetor, që i bie e diela e fundit e këtij muaji. Në ora 3:00 pas mesnate akrepat do të lëvizim në orën 2:00 dhe kështu do të kemi një orë shtesë për të fjetur.

Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit.

Nëse keni ende një tregues të kohës analoge ose një pajisje më të vjetër që “nuk di” ta bëjë këtë automatikisht, mos harroni të lëvizni me duar një orë pas, nga ora 3:00 në 2:00.

Nuk është arritur ende një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të Komisionit Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës në javën e fundit të marsit, pra në tetor.

Në vitin 2019, propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian, por ai duhet të miratohet nga shtetet anëtare.

Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

/Motilokal.com