Parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, kryesisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor.

Dita e shtunë do të jetë paradite pjesërisht me vranësira, gjatë ditës me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare.

E diela pritet të mbajë me diell e vranësira të vogla lokale dhe erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme.

/Motilokal.com