E tmerrshme: Banorët në Kinë mbysin qenin nga frika se përhap koronavirusin [Video]

E tmerrshme: Banorët në Kinë mbysin qenin nga frika se përhap koronavirusin [Video]

Bilanci i viktimave të prekur nga virusi vdekjeprurës koronavirusi po rritet për çdo ditë. Ky virus së pari u shfaq në qytetin Wuhan në provincën Hubei në një treg kafshësh. E si duket ky lajm ka bërë që kinezët ta ndiejnë në palcë frikën se mos po preken nga ky virus kur shohin apo janë afër kafshëve.

Një pamje e publikuar nga Daily Mail shihen disa banorë të qytetit Jinniu, në Chengdu, të Kinës jug-perëndimore duke mbytur një qen shtëpiak me gur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

One clip appears to show a black Labrador in Chengdu, China, being bludgeoned by four volunteers from a community yesterday afternoon, Chengdu Pet Adaptation Platform said

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit nuk ka prova që tregojnë se virusi mund të kalohet tek kafshët shtëpiake te njeriu.

Në pamje shihet qeni i racës Labrador, i cili fillon të leh për t’u mbrojtur, ndërsa njëri nga banorët e godet atë në kokë, duke e lënë për tokë.

The pet had not attacked anyone and was waiting for its owner on a street when the volunteers surrounded and attacked it, a post alleged

Për mbytjen e qenit ka reaguar edhe pronarja, Jizhufo, e cila ka ndarë një fotografi të labradorit të saj të vdekur.

Sipas raportimeve banorët e kishin vrarë atë sipas urdhrave të zyrtarëve në atë qytet.

A separate clip appears to show one officer in Yongjia County, Zhejiang, savagely hitting a dog by the side of a road using a wooden stick when a number of local residents watched on

Thuhet se oficerët larguan të gjithë pulat dhe qentë pasi dy vizitorë në komunitet u diagnostikuan me koronavirus.

The horrifying incident took place this morning, insiders revealed

Nga njoftimet bëhet e ditur se autoritet kanë urdhëruar qytetarët t’i heqin qafe kafshët shtëpiake nga frika se ato mund të përhapin sëmundjen vdekjeprurëse.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se nuk ka asnjë provë që virusi të kalohet nga macet ose qentë tek njeriu./Motilokal.com