Në raportin për energjinë të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bëhet e ditur se gjatë muajit gusht të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 514.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 416.14 GWh ose 14.51% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (gusht 2022).
Sipas ASK-së pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.9%.
Tutje ASK njofton se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.50 mijë ton, ose 13.32% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
/Motilokal.com
